Dy aksidente ndodhën në rrugët e Lushnjës. Mëngjesin e së dielës, në autostradën Rrogozhinë – Lushnjë në afërsi të fshatit Gramsh, një kamion në manovër parakalimi ka goditur një mjet tip Opel Astra në të cilin udhëtonin dy bashkëshortë të cilët nuk pësuan lëndime. Nga përplasja është dëmtuar vetëm automjeti tip Opel dhe u bllokua autostrada me trafik të rënduar mbi 7 km deri në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës. Uniformat blu të qarkullimit rrugor dokumentuan ngjarjen dhe ndërhyn për zhbllokimin e autostradës nga radhët kilometrike.

Aksidenti tjetër ka ndodhur pasditen e së shtunës në autostradën Lushnjë- Fier, ku një fuoristradë u përplas me një kamion në afërsi të Savrës në kahun drejt Fierit. Automjeti tip fuoristradë ka dashur të kalojë një kamion dhe është përplasur me të nga pas. Një e lënduar në gjendje të rëndë u transportua në spitalin e Lushnjës së bashku me drejtuesin e mjetit, bashkëshorti i të plagosurës i cili kishte lëndime të lehta. Në fuoristradë udhëtonin një çift dhe dy fëmijët e tyre dhe sipas të dhënave nga policia në vendngjarje fëmijët nuk kanë lëndime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *