Pesë automjete të përfshira në dy aksidente në autostradën Durrës-Tiranë nga ku kanë mbetur të lënduar të paktën dy persona.
Si pasojë e aksidenteve, autostrada u bllokuar për rreth një orë. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.