Dy aksidente kanë ndodhur në Fier. Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier. Drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur zjarrin ka dalë menjëherë nga automjeti pa lëndime. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat bën të mundur shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të makinës si pasojë e një difekti teknik ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Kurse dje në mbrëmje në vendin e quajtur “ Ura e Baltëzës “ një person ende i paidentifikuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës me automjetin e tij duke përfunduar në ujë. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “ Benz” kishte përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytyr në ujërat e tij në gjendje të dehur. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe shërbimi zjarrfikkës , por drejtuesi i mjetit ishte nxjerrë nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”EvW3gdv0drQ”]
