Një ngjarje e rëndë është raportuar në Durrës, ku një 32-vjeçar ka tentuar të vrasë komshiun.

Pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), i riu tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth.

Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Pas kontrollit, rezultoi se autori ishte i dehur pasi kishte konsumuar alkool.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l”, njofton polica.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *