Duke filluar nga data 1 mars e në vijim, të gjithë pensionistët do të mund të marrin shpërblimin e dytë, bonusin e pranverës bashkë me vlerën mujore të pensionit.

Para pak ditësh kryeministri Edi Rama bëri publik lajmin e mirë bashkë me vendimin e miratuar që në muajin janar, duke shuar kështu edhe zërat për një kthim mbrapsht të vendimit shpërblyes për pensionistët.

Këshilli i Ministrave rezulton të ketë miratuar më 9 janar bonusin e pranverës për 730 430 pensionistë. Nga këta, 520 443 pensionistë të cilët marrin më pak se 20 000 lekë në muaj do të përfitojnë bonus 10 000 lekë, ndërkohë që bonusin prej 5 000 lekësh do ta përfitojnë 209 987 pensionistë që përfitojnë një pension pleqërie më të lartë se 20 mijë lekë në muaj. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten afërsisht 6,3 miliardë lekë,shkruhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Pagesat e mbështetjes financiare, do të kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin mars dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat nuk kryhen brenda muajit mars, ato do të paguhen deri më 30 shtator të këtij viti, por jo më vonë ,nënvizohet në vendim.

Sakaq në vendim sqarohet se “Pagesat e patërhequra parashkruhen pas datës 30.09.2030”, , çka presupozon që pagesa duhet tërhequr brenda kësaj date. Ndarja do të bëhet në bazë të një grafiku nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili posedon edhe të dhënat për çdo pensionist. Qeveria ndryshoi për të tretën herë buxhetin e vitit të shkuar, duke shpërndarë 6.3 miliardë lekë mbështetje për të moshuarit. Nga nisma do të jenë përfitues të bonusit prej 10,000 lekësh gjithashtu të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar si dhe kategori të tjera qytetarësh që trajtohen me pension.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *