Vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula ka “ndezur” dje protestat studentore, dhe jo vetëm, në para Fakultetit të Shkencave Statistikore të Universitetit La Sapienza të Romës, në atë që u kthye në një revoltë kundër dhunës ndaj femrave dhe femicidit.
“Nëse ndahemi nga dikush, duam të jemi të respektuara, jo të persekutuara”, shkruhej në një nga pankartat që mbanin në duar studentet e pranishëm në tubim, ndërkohë që poshtë statujës së Minervës (perëndesha romake e drejtësisë, mençurisë dhe fitores) dallohej mbishkrimi “Ne duam të jemi gjallë”.
Rreth 2 mijë studentë dhe studente u mblodhën para Fakultetit të Shkencave Statistike në kujtim të Ilaria Sula-s, e vrarë nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson, ku hodhën simbolikisht bojë vjollcë përpara rektoratit.
Ngjarja
Ilaria Sula ishte një studente shqiptare e cila u vra tragjikisht në Itali. 22-vjeçarja ishte studente në Universitetin La Sapienza të Romës, në degën e Shkencave Statistike. Trupin e saj i pajetë u gjet më 26 mars 2025, në një zonë të thepisur në fshatin Capranica Prenestina, afër Romës. Ajo ishte vrarë nga ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili e kishte mbytur dhe më pas e kishte futur në një valixhe.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe shqetësim të madh në Itali, dhe ka nxitur protesta dhe demonstrata në kujtim të Ilaria Sulës.
Për momentin, hetimet janë në zhvillim, ndërsa autori Mark Antony Samson, është arrestuar, ndërsa ka pranuar autorësinë e krimit.
Mark Antony Samson, autori i vrasjes së Ilaria Sula-s, ka pranuar se e kreu krimin për shkak të një pasioni të çmendur dhe një ndjenje të thellë xhelozie që kishte për ish-partneren e tij. Ai u shpreh se, pas ndarjes nga Ilaria, kishte pasur vështirësi për të pranuar ndarjen dhe nuk mundi ta kontrollonte zemërimin e tij. Ai nuk e ka përmendur ndonjë arsye konkrete apo ndonjë provokim të menjëhershëm që mund të kishte çuar në veprimin e tij ekstrem, por ka pranuar se e ka vrarë për shkak të ndjenjave të tij të thella të dëshpërimit dhe pasionit.
Ai ka kërkuar falje për veprimin e tij, duke shprehur pendesë të thellë për krimin që ka kryer. Sidoqoftë, hetimet janë ende duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar më mirë motivet e tij.