Disa shtetas janë proceduar për vepra të ndryshme penale Policia e Lushnjës dhe e Fierit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. T., 50 vjeç dhe D. K., 61 vjeç, banues në fshatin Gjazë, pasi dyshohet se kanë zaptuar një sipërfaqe toke që nuk është në pronësi të tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Kurse Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin R. T., 44 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka dëmtuar 3 automjete, me send të fortë, dhe më pas, gjatë shoqërimit, ka kanosur punonjësit e Policisë, me thikë. Shtetasi R. T. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. K., 54 vjeç, dhe M. K., 52 vjeçe, të dy banues në fshatin Qarr, Fier, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas 24 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *