Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se në 24 orët e fundit Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasit: 

-B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe gjatë largimit, ka përplasur një automjet të parkuar, me pasojë dëme materiale. Pas ndalimit, nga kryerja e testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur. 37-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;  

-A. M., 50 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.  

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-I. M., banues në Berat, pasi me motomjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet, me pasojë dëme materiale;   

-E. T., 40 vjeç, banues në fshatin Frataj, Mallakastër, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua lehtë shtetasi E. T..   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 58 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds