Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi sot se Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të votohet në datën 9, ora 11:00.

Mbledhja e Këshillit për BKH-në, mbledhje e cila u mbajt me dyer të mbylluara dhe në prani të përfaqësuesve amerikanë të OPDATE ka përfunduar.

Pavarësisht se tre Prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja me votë kundër Behar Dibrën kanë propozuar Jon Ketën për Drejtorin e ri të BKH anëtarët përpara se të votojnë do shqyrtojnë pikët që kanë marrë gjatë garës edhe të tjerët si dhe kushtet formale.

Kush është Jon Keta

Me një karrierë në ngjitje si oficer i policisë gjyqësore pranë ish-krimeve të rënda e më pas hetues pranë BKH dhe zv.drejtor i komanduar këtyre dy muajve, Jon Keta mosha 37 vjeç i kaloi të gjitha pengesat e garës për në Byronë Kombëtare të hetimit.

Emri i tij u aprovua gjatë mbledhjes së komisionit të përzgjedhjes i përbërë nga 3 prokurorë dhe mbas dakordësisë iu propozua Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u votuar që është institucioni i ngarkuar me ligj për emërimin dhe deklarimin e përfundimit të mandatit të drejtorit të BKH njohur si FBI shqiptare.

Jon Keta ka shërbyer për 15 vite në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe njihet për rekordet në hetimet financiare dhe ndaj krimit të organizuar. Në një proces të tejzgjatur qe kapërceu edhe afatet e fundit të gushtit, në garë mbetën shtatë pretendentë dhe pasi komisioni i kontrollit të pasurisë dhe figurës i verifikoi dhe skualifikoi shumicën e tyre, të premten i përcolli një listë të ngushte fituesish komisionit të përzgjedhjes përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Edhe pse zërat e përshkruan klimën e ftohtë mes tre prokurorëve që vjen nga krisjet e mëparshme të shkaktuara për BKH, akujt e të treve duket se u shkrinë nga kandidati Jon Keta që i bëri bashkë dhe që shpresohet të vendosë ura mes BKH dhe SPAK.

Në kushtet kur një klimë pakënaqësie e pat shoqëruar gjatë mbajtjes se mandatit 5 vjeçar drejtoreshën e BKH Aida Hajnaj , deri aty sa u harrua të përcillej nga SPAK në fund të funksionit, pritet që një marrëdhënie konfliktuale e tillë mos përsëritet më e KLP por edhe ndërkombëtarët të shpëtojnë nga ankesat qofshin të nga ana e SPAK qofshin nga BKH.

Sakaq 11 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në një njoftim më të hershëm kanë bërë publike një tjetër çështje të rëndësishme, siç është dëgjimi i katër kandidatëve që konkurrojnë për drejtimin e SPAK. Procesi për SPAK-un në KLP mbahet në datën 11 dhjetor.

Në garë janë katër prokurorë Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj. Në 18 dhjetor përfundon mandati i kryeprokurorit të posaçëm Altin Dumani, dhe kreu i ardhshëm i SPAK sië edhe dy paraardhesit do të ketë mandat tre vjeçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *