Një ditë më parë u arrestua e dashura e Safet Bajrit pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në 10 gusht të 2018 në Shkodër. Eria Ago, ish-miss, pronare e një dyqani në rrugën “Myslim Shyri” është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj. Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit. Dyshohet se e reja ka larguar me automjet vrasësit e Licit, pak çaste pas kryerjes së krimit. Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardhi mbremjen e së mërkurës rolin e A.E në ngjarjen e 2018 që përplasi dy familjet Lici e Bajri.

Ndërkohë sot, është zbuluar fotoja e makinës tip “Mercedes Benz”, që u shfaq në vendin e vrasjes së Fatbardh Licit në Kiras të Shkodrës. Sipas dosjes se SPAK, dyshohet se automjeti drejtohej nga e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago.

Makina Si U Largua Safet Bajri

Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

“Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetasja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet (Bajri) Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga E.A”, thuhet në dosjen e SPAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *