Për të disatën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e incineratorëve.

Vonesa për kthim përgjigje e letër porosive që organi i akuzës ka dërguar në Zvicrës si dhe ekspertimi i aparatit celular, u bënë edhe këtë herë pengesë për mbylljen e hetimeve për ish numrin dy të qeverisë.

SPAK ka caktuar si afat datën 23 dhjetor për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kjo kur pritet kopsitja e dosjes për Ahmetajn, që ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh.

Për të njëjtën çështje po hetohet edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt si dhe ish bashkëjetuesja e tij Albina Mançka dhe Erjola Hoxha. Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *