Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin në lidhje me fraksionin e dosjes “5D”, duke dënuar me burg Drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe tre të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi e Jetjon Meraj.

Deborah Keçi, e cila është dënuar për shkelje të barazisë në tendera, është dënuar me 1 vit burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 muaj burg. Gjithashtu dënim në fund është konvertuar në 60 orë punë në interes publik. Po ashtu i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërkohë tre personat e tjerë, Teuta Guri Renaldo Gjerasi dhe Jetjon Mera, janë dënuar fillimisht me 9 muaj burg, që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar me 6 muaj burg. Dënim që në fund është konvertuar në 60 orë punë në interes publik 60 orë punë në interes publik për secilin prej tyre.

VENDIMET:

Deborah Keçi– Shkelje e barazisë/ 1 vit burg.

8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Pezullim i dënimin me burg dhe vënien në 16 muaj shërbim prove.

5 vjet heqje të së drejtës për funksione publike

Teuta Guri– Shkelje e barazisë/ 9 muaj burg

6 muaj me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik

Renaldo Gjerasi– 9 muaj

6 muaj, me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik.

Etion Mera– 9 muaj burg

6 muaj, me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds