Shoqëria Civile ka dalë në protestë paraditen e kësaj të premte para Kuvendit, aty ku pritet të shqyrtohet imuniteti i Belida Ballukut, dhe autorizimi për arrestimin e saj.

Aktivistët me pankarta në duar kërkojnë drejtësi dhe dënimin e duhur për zyrtaren e korruptuar të qeverisë Rama.

“Drejtësi deri në fund”, “Peshku qelbet nga koka”, “Në mbrojtje të drejtësisë, drejtësi deri në fund” janë disa nga pankartat e tyre.

Një tjetër protestë ka nisur nga “Mundësia” e Agron Shehajt. Me pankarta në duar përfaqësuesit e partisë janë mbledhur para Kuvendit dhe kërkojnë të hiqet imuniteti i Ballukut dhe të lejohet arrestimi i saj nga SPAK.

Ndërkohë janë regjistruar edhe tensione mes deputetëve të kësaj partie dhe Gardës së Republikës. Raportohet se Agron Shehaj dhe Erald Kapri janë futur brenda ambienteve të Kuvendit dhe kanë kërkuar të jenë të pranishëm në mbledhjen për Ballukun, por janë penguar nga Garda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *