Është arrestuar vetëm disa orë pasi përfitoi nga amnistia dhe doli nga burgu, Sokol Sinomati, ose i njohur ndryshe në botën e krimit me nofkën “Buzëderri”.

Sipas informacioneve të para, ai është arrestuar sot në Vlorë.

Kujtojmë se Sinomati, të cilin pak muaj më parë i vranë djalin në ballkonin e banesës duke e qëlluar me snajper, njihet si një ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i dënuar për vrasjen e Elton Tatos në 2002.

Në një sqarim të policisë, thuhet se ai është arrestuar për llogari të Italisë tashmë, pasi rezulton i dënuar me mbi 12 vite burg për trafik droge.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve””, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *