Një 36-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai i ka vendosur flakën me benzinë një makine. Makina mësohet se është djegur në lagjen “Aqif Pasha”, më datë 23 janar.
Policia bën me dije se djegia e makinës u cilësua në fillim aksidentale. Por më pas dolën dyshimet se i arrestuari ka djegur mjetin për motive të dobëta. Nga zjarri u dogj pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë. I arrestuari gjithashtu rezulton se është i dënuar më parë për disa vepra penale.
Njoftim i njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për zbardhjen e rrethanave të djegies së një automjeti në lagjen “Aqif Pasha”, më datë 23.01.2025, që fillimisht u dyshua aksidentale, bazuar në provat e administruara dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The last fire”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 36 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për disa vepra penale. Nga veprimet hetimore dyshohet se 36-vjeçari, më datë 23.01.2025, gjatë natës, në lagjen “Aqif Pasha”, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), një automjet të parkuar, në pronësi të shtetasit S. M. Nga përhapja e flakëve u dogj pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.