“Angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë sepse me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo është shumë e rëndësishme që të gjithë të nisin dhe të mendojnë për të marrë masa për tu përfshirë në skemën e re të sigurimit të shtëpive nga fatkeqësi natyrore.

Gjë që do ta sanksionojmë edhe me ligj. Kemi mbetur i vetmi vend që nuk e ka një ligj të tillë duke i dhënë mundësi të gjithëve që për një kontribut modest të mund të jenë të siguruar nga fatkeqësitë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet njësitë  e biznesit që duhet të sigurohen edhe nga përmbytjet”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *