Stuhia me erë të fortë dhe shi të rrëmbyer shkaktoi probleme mbrëmjen e djeshme edhe në Bashkinë e Divjakës. Për shkak të erës së fortë janë rrëzuar dhe janë thyer disa pemë, në dalje të Divjakës në afërsi të Komisariatit të Policisë, në rrugën përmes pyllit dhe në zonën e plazhit. Ndërmarrja e Pasurive Publike ka ndërhyrë duke prerë degët e pemëve dhe duke larguar nga rrugët pemët e rrëzuara me qëllim që të hapej rruga për kalimin e automjeteve, punë kjo e cila u krye nën reshjet e shiut. Situata ka qënë e vështirë edhe me energjinë elektrike që u ndërpre dhe u rikthye pas një ore. Fatmirësisht nuk pati raportime për të lënduar nga qytetarët e Divjakës.