Mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën 31 vjeçari Armand Nasufi nga fshati Biçukas në Bashkinë Divjakë. 31 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme pas kontaktit me rrymën elektrike. Armand Nasufi ka qënë duke vaditur misrin në pronën e tij afër banesës dhe kur ndërroi tubat prej alumini ka rënë në kontakt me telat e energjisë elektrike të cilët kanë qënë vendosur shumë ulët. Familjarët të shqetësuar për vonesën e tij kanë dal ta kërkojnë dhe e kanë gjetur të pajetë në parcelën me misër. Banorët e fshatit fajësojnë OSHE-në për mos marrjen e masave për sigurimin e kushteve teknike të përcjellësve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds