Ditmar Bicaj është zgjedhur trajneri i ri i ekipit të futbollit të Lushnjës pas dorëheqjes së trajnerit Erjon Xhafa i cili e la ekipin në fillim të Kampionatit për Kategorinë e Parë.

Ditmar Bicaj 36 vjeç ka spikatur tek Burreli sezonin e kaluar, pasi bëri një punë të shkëlqyer me ekipin në Kategorinë e Parë.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit trajneri Bicaj tregoi pritshmëritë e tij nga ekipi i Lushnjës.

Gjithashtu tekniku u premton tifozëve dhe sportdashësve lushnjarë që do t’i rikthejë fanellës së Lushnjës shkëlqimin që meriton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *