Në ditën ndërkombëtare të mjekëve kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimin për përkushtimin  e profesionalizmit të çdo mjeku.

Kryeministri ka ndarë disa pamje të “Facebook”, ndërsa shprehet se kontributi i mjekëve është thelbësor për avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane.

“Dita Ndërkombëtare e Mjekëve. Kontributi juaj është thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane, duke garantuar shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar. Vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e çdo mjeku që çdo ditë vendos në qendër jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds