Dita e ujit të bekuar është festuar dhe nga besimtarë ortodoksë të shumtë në kishën e Shën Dhimitrit në Kokotovë, Mazhaj.

Meshën e shenjtë e mbajti Ikonomi i Lushnjës, Divjakës dhe gjithë Myzeqesë AT Tertios. Rituali tradicional i hedhjes së kryqit në ujërat e lumit Seman, është anuluar për shkak të reshjeve të dendura që kanë rënë prej mëngjesit dhe po vijojnë. Në këtë ditë të shënuar çdo familje mbush një shishe me ujë të bekuar duke e mbajtur në shtëpi dhe me këtë ujë spërkatin shtëpitë, të mbjellat, blegtorinë e gjithçka kanë për t’u ecur mbarë viti që sapo ka filluar, madje edhe emigrantë kanë të ardhur për të marrë ujin e bekuar.

AT Tertio dha një mesazh paqeje begatije e mbarësie për të gjithë besimtarët e Myzeqesë e gjithë Shqipërisë.

Dita e ujit të bekuar kujton pagëzimin e zotit Jezu Krisht në ujërat e lumit Jordan nga Joan Pagëzori dhe shfaqjen e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds