Nxënësit e klasës së gjashtë të udhëhequr nga mësuesja e Gjuhës Shqipe Elsa Baka në shkollën “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” realizuan një zhvendosje në kohë, në ditën kur Kombi ynë arriti Bashkimin Kombëtar nëpërmjet unifikimit të një alfabeti të vetëm.
Kjo zhvendosje u arrit nga nxënësit nëpërmjet një minidrame, duke i bërë ata të hyjnë nën petkun e personaliteteve të ndritura të Rilindasve tanë.
Data 22 Nëntor përkujton Kongresin e Manastirit në të cilin në vitin 1908 u vendos miratimi i alfabetit të njësuar shqip duke e bërë atë gur themeli të identitetit kombëtar.
Sot përveç Ditës së Shkronjave u festua edhe zëri I kombit, nëpëmjet te cilit, sa herë flasim shqip dëgjojmë Fishten, Mit’hatitn, De Radën etj.
Nëpërmjet këtij aktiviteti nxënësit u bënë një me historinë e cila u la gjurmë dhe kujtesë per ta mësuar, ruajtur dhe dashur gjuhën shqipe.
Të pranishëm ishin prindërit e nxënësve, të cilët përjetuan me emocion këtë moment historik të sjellë kaq bukur nga fëmijët e tyre.
Mësuesja e Gjuhës Shqipe falenderoi nxënësit për përkushtimin e tyre, gjithashtu prindërit dhe kolegët për mbështetjen.

