Përkeqësohet gjëndja shëndetësore e disa prej grevistëve në ditën e tretë të grevës së urisë në zyrat e sindikatẽs në Marinzë. Pas njoftimit për shqetësimet e para ka mbërritur një ambulancë për të monitoruar shëndetin e grevistëve. Sipas kreut të sindikatës Dritan Shahu, disa prej grevisteve mëngjesin e sotëm, kanë shfaqur tension të lartë, lodhje, dhimbje koke dhe marramëndje.
Grevistët Dritan Rrapushi, Edurt Selami dhe Bledar Dano, kanë pohuar se pas 72 orësh janë përkeqësuar , por ndihen të vendosur për ti shkuar deri në fund kauzës së tyre.
Ndërkohë punonjësit e Bankers Petroleum vijojnë edhe sot pezullimin e punës dhe janë vendosur pranë zyrave të sindikatës së bashku me grevistët. Ende nuk ka asnjë reagim nga kompania ndërsa puset vijojnë punën pa mbikqyrjen e punonjësve. Të vetmit që kanë kontaktuar deri në këto momente grevistët janë përfaqësuesit e Inspektoriatit të punës dhe policia.