“Ju nuk e meritoni kẽtẽ vendburim”, “Ju nuk e meritoni sakrificën e këtyre punonjësve”. Me këto thirrje dhe pankarta në duar grevistët e Patos- Marinzës, kanë vijuar për të dytën ditë radhazi protestẽn para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier në ditën e 16 —të grevës. Ne jemi kétu sot për ta sjellë zërin e punonjësve më pranë kompanisë, ne nuk do të ndalemi, tha grevisti Malvin Goxhaj.
Pjesẽ e grevës së urisë prej 16 ditësh, Dorjan Dylmishi ka pohuar se rezistenca do të vijojë pasi tashmë është vetëm në dorën tonë. Numri po reduktohet thotë Dylmishi, por ne jemi fitimtarë pasi u bëmë të gjithë bashkë dhe ngritëm zërin.
Ndẽrkohẽ kreu i Sindikatës Dritan Shahu, ka theksuar se heshtja dhe mosreagimi i kompanisẽ është papërgjegjshmëri.
Ndërkohë pavarẽsisht bojkotit të punonjësve, kompania vijon punën normalisht me firmat kontraktore.
