Reduktohet ndjeshëm numri i grevistëve në fushën naftëmbajtëse të Patos – Marinzës, në ditën e 14-të  të grevës. Përkeqësimi i gjëndjes shęndetësore të naftëtarëve të grevës së urisë ka bërë që numri i tyre të reduktohet në 7- të ndẽrsa nẽ ambientet e jashtme ka mbetur njé numër i vogël grevistësh që kané bojkotuar punën. Grevisti Dritan Rrapushi ka pohuar se pavarësisht tkurrjes ne do të vazhdojmë kauzën tonë derj në fund madje do të denoncojmë publikisht abuzime të kompanisë “Bankers Petroleum”

Ndërkohë një prej grevistëve që ka lënë grevën e urisë Eduart Selami, vijon të jetë i pranishëm pranë tyre. “Ne presim mbështetje nga shteti ka thënë ai. Shteti ynë ose është me ne ose me kinezët, nuk po na mbështet asnjë lloj institucioni”

Prej 18 vitesh operator në fushën naftëmbajtëse, Nikolin Alushaj pohon se në gati dy dekada ka përfituar një rritje page prej  vetëm 7 mijë lekësh. Paga që na takon është 200 mijë lekë minimalisht thotë ai , dhe nuk do reshtim së protestuari me të gjitha format deri në plotësimin e kërkesave tona.

Ndërkohë , në ditën e 14 – të të grevës , asnjë negociatë nuk duket në horizont ndërsa kompania në vendburim vijon punën normalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *