Dita Botërore e luftës kundër HIV/AIDS-it është shënuar çdo vit më 1 Dhjetor që nga viti 1988, për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me pandemin e AIDS-it, shkaktuar nga përhapja e infeksionit HIV dhe për të kujtuar e mbajtur zi për ata që ndërruan jetë nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
Që nga fillimi i pandemisë rreth 44.1 million njerëz në gjithë botën kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me virusin HIV, virusi që shkakton AIDS-in dhe rreth 91.4 million janë infektuar me HIV. Sot rreth 40.8 million jetojnë me HIV dhe vetëm vitin e kaluar HIV ka vrarë 630,000 njerëz, me një përqindje të madhe të rasteve që vijnë nga Afrika.
Në Europë, vitin e kaluar u raportuan 105 mijë e 922 raste të reja me HIV. Në Shqipëri, deri në tetor të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 1,973 raste me HIV, me 125 raste të reja gjatë këtij viti. Nga viti 1993 deri këtë vit në Shqipëri në numrin total të të prekurve meshkujt zënë 73 për qind, ndërsa pjesa tjetër 27 për qind janë femra.
Dita Botërore Kundër HIV/AIDS-i është gjithashtu një thirrje për ndërgjegjësim pasi në nivel global, HIV mbetet një problem i madh i shëndetit publik.
