Disa shkencëtarë mendojnë se koronavirusi tani është transformuar dhe më  shumë po godet sistemin tretës tek njerëzit. Ata u bazuan tek rritja e rasteve të COVID e reflektuar në monitorimin e ujërave të zeza në mbarë botën.

Tradicionalisht që kur u shfaq për herë të parë Covid 19-të infektonte përmes hundës dhe gojës e shumohej në traktin respirator, duke lëvizur në mjaft raste edhe në mushkëri. Mediat britanike duke cituar një grup virologësh thonë se ky virus ka ndryshuar përpjekjet e tij për të hyrë nëpër qeliza, ç’ka do të thotë se mund të infektojë më lehtë stomakun e zorrët.

Viruset e stomakut gjenden në sasi të mëdha tek mbetjet fekale të individëve të infektuar. Marc Johnson, profesor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë Molekulare në Universitetin e Misurit, shpjegoi se ishte vënë re një rritje drastike e rasteve të Covid të diktuara përmes mbetjeve në ujërat e zeza në Europë.

“Shumë prej nesh po mendonim se cili ishte shpjegimi më i mundshëm”, tha ai ai, duke shtuar se ka shumë gjasa që varianti i ri dominues JN.1 i Covid të jetë më i përqendruar te zorrët, edhe pse e pranoi se për këtë teori, nuk ka ende prova të drejtpërdrejta. Johnson argumentoi se një gjë e tillë nuk do të ishte dhe aq e habitshme, duke qenë se koronaviruset sipas tij, më së shumti shkaktojnë probleme gastrointestinale dhe nuk janë saktësisht infeksione të frymëmarrjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *