Mungesë energjie elektrike në shumë njësi administrative kanë qenë problemet e hasura mbrëmjen e së dielës ashtu dhe këtë fillim jave. Njësitë administrative Golem dushk Grabjan Tërbuf Gradishtë Remas Allkaj Fier-Shegan Karbunarë Hysgjokaj e Ballagat kanë qënë të provuara për shumë orë nga energjia elektrike. Gjithashtu reshjet e rëna dhe era e fortë kanë krijuar probleme dhe me rënien e disa pemeve si në rrethina ashtu dhe në qytet. Përgjegjësi i zjarrfikësve të Lushnjes zoti Xhezmi Metushi shprehet se situata ka qenë tepër e vështirë dhe falë ndërhyrjes edhe të zjarrfikësve ashtu dhe punonjësve të shërbimeve të bashkisë po normalizohet.

Sakaq panorama e përmbytjeve të tokave bujqësore nga reshjet e rëna 24 orët e fundit jepet nga inxhinieri përgjegjës i  sektorit Lushnje pranë Drejtorisë të Ujitjes Kullimit Fier. Aktualisht sipas zotit Ferdinand Dervishi situata është afër kuotave maksimale të ujërave të Emisareve dhe me ndërprerjen e reshjeve situata është duke u përmirësuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *