Muajt e dimrit të shoqëruar me lagështirë të lartë kanë krijuar problematika për bletarët e Fierit, duke sjellë vështirësi në ruajtjen e kolonive të bletëve.

Sipas bletarit të njohur të zonës, Fedinand Muskaj, ka humbje të qindra kolonive gjatë kësaj periudhe, veçanërisht në kosheret e bletarëve të rinj të painformuar për masat e duhura paraprake. Ai shprehet se lagështira e tepërt ndikon në dobësimin e familjeve të bletëve, duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj sëmundjeve ndërsa ka theksuar se nozema është sëmundja me të cilën po përballen aktualisht bletarët.

Muskaj thekson se një pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë bie edhe mbi vetë bletarët, pasi përdorimi i gabuar i medikamenteve dhe pesticideve për trajtimin e sëmundjeve mund të përkeqësojë situatën në koshere.

Ai shton se, pavarësisht lagështirës së muajve të dimrit dhe humbjeve të raportuara, cilësia e prodhimit të mjaltit nuk ndikohet drejtpërdrejt nga këto kushte atmosferike.

“Lagështira ndikon te kolonitë, por jo te cilësia e mjaltit,” – shprehet bletari fierak, duke apeluar për më shumë kujdes dhe menaxhim profesional të bletarive.

Ndërkohë për bletarët që kanë pësuar humbje të koshereve , ky vit pritet të jetë sfidues pasi përkthehet në pakësim të prodhimit të mjaltit dhe dëm ekonomik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds