Edhe pse jemi në ditët e para të janarit, duket se termometri do të shënojë si temperatura më të ulëta -6 deri në -7 gradë.

Meteorologët janë shprehur se ky dimër është relativisht i ngrohë dhe se sot termometri ka shënuar -6.5 gradë në qarkun e Dibrës dhe rreth -5 gradë në qarkun e Korçës.

Nesër dhe pasnesër do të ketë rritje të temperaturës, por në fundjavë do të ketë sërish ulje. Kështu në zonat malore në fundjavë termometri pritet të shënojë -6 ose – 7 gradë.

Sakaq, pas datës 15 janar pritet që të këtë përmirësim të dukshëm të temperaturave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *