Një shtëpi e pabanuar në fshatin Kosovë e vogël, njësia administrative Fiershegan u dogj tërësisht. Në vendngjarje shkuan me urgjencë forcat zjarrfikëse të Lushnjës si dhe efektivë të Policisë së Shtetit. Zjarrfikësit kanë arritur të venë nën kontroll zjarrin ndërsa policia po kryen veprimet procedurale pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Banesa në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha, prej vitesh ishte e zbrazët pasi pronari i saj nuk jetonte aty. Pronari i kishte lënë porosi një fqinji të tij që të kujdesej për banesën në të cilën vinte rrallë. Ka qenë pikërisht fqinji i cili pasi ka vënë re flakët ka kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *