Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte të Libofshës në Fier.

Te favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme duke djegur qindra rrënje ullinj, ndërkohë që flakët po drejtohen drejt kodrës së Ardenicës. ShefiiI zjarrfikësve të Bashkisë Fier Zija Hyka ka pohuar se është djegur një banesë e braktisur prej 20 vitesh në lagjen Xhepaj të Libofshës.

8 zjarrfikëse  dhe 50 forca po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërkohë që edhe banorë të zonës po ndihmojnë me mjete rrethanore, por era e forte e bën shumë të vështirë punën e tyre, pasi po favorizon flakët që janë duke u përhapur me shpejtësi.

Zjarret e shumtë kanë shoqëruar verën dhe dy muajt e vjeshtës në Fier dhe Lushnjë. Për shkak të zjarrvënies me dashje ose nga pakujdesia janë djegur sipërfaqe të mëdha toke duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por edhe dëme ekologjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *