Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier–Seman, pranë mbikalimit të trenit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, nuk bëhet fjalë për aksident, por dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në mjet.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds