Stina e ftohtë e dimrit vazhdon të shoqërohet me aksidente nga zjarri të cilat në disa raste kanë rezultuar fatale. Në fshatin Adë një shtëpi është shkrumbuar nga zjarri.
Sipas njoftimit të policisë rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Arsino Taulla, 65 vjeçe, banuese në fshatin Adë. 65 vjeçarja ka dalë menjëherë jashtë dhe nuk ka pësuar lëndime.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. .
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”c4xUdIt-DDA”]
