Një servis i pajisjeve elektroshtëpiake është përfshirë nga flakët gjatë natës në Gramsh. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa mësohet se flakët kanë shkrumbuar thuajse totalisht biznesin.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.Tymi i madh ka pushtuar zonën në momentin që zjarrfikësit kanë neutralizuar flakët. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me zjarrrvënie të qëllimshme apo jo, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds