Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në Sheqishte  të bashkisë Patos. Një 12- vjeçare ështę abuzuar seksualisht nga babai i saj , Zamir Meta, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë. Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, 30- vjeçarja Juela Meta rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të męngjesit dhe ka shkuar te gjitonët pasi ish përdhunuar nga babai.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kish sjellje agresive , por nuk i tregonte askujt për atë tmerr që përjetonte.

Ndërkohë 30- vjeçarja në këtë situatë të rëndë , ka mbetur edhe mes 4 rrugëve. Nënë e 7 fëmijëve , në një banesë në ruajtje , ajo nuk ka asnjë të ardhur financiare. Mes lotësh apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.

Bashkia Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të ndodhur në familjen Meta në Sheqishte duke ofruar ndihmẽ tẽ menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra, akordimin e një bonusi qeraje ku nëna e 7 fëmijëve të zgjedhë banesën dhe qeranë do e paguajë bashkia, si dhe mundësi punësimi në një nga ndërmarrjet e bashkisë. Juela Meta, figuron banore e Fierit në gjëndjen civile, ndërsa prej disa kohësh banonte në një banesë në ruajtje në Sheqishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds