Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Greqi, ku një shqiptar dhe pronari i tij grek mbetën të vrarë, nga një autor i panjohur. Autoritetet greke kanë deklaruar se autori, i cili kreu krimin mund të ketë pasur bashkëpunëtorë.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që testament i pronarit grek, i cili ishte shkruar nga viktima tre ditë para së të ndërronte jetë, të ketë qenë një nga arsyet. Protothema shkruan se pjesën më të madhe të pasurisë ja kishte lënë nipit të tij, i cili ishte edhe dëshmitar i ngjarjes.

“Po e shkruaj testamentin tim në rast vdekjeje të papritur”, gjë që dëshmon për frikën e tij për jetën e tij .

“Nipit tim të dashur….., djalit të vëllait tim të ndjerë…., sepse e dua si fëmijën tim pasi e kam pasur nën udhëheqjen time shpirtërore që kur ishte fëmijë dhe ai nuk i ka keqkuptuar kurrë urdhërimet e mia dhe gjithmonë përpiqet të më bëjë të lumtur me shumë respekt dhe dashuri, ia lë pjesën më të madhe të pasurisë sime”, shkruante pronari greknë testamentin e tij, i cili u gjet disa ditë pas vrasjes së tij.
“Po e shkruaj testamentin tim në rast vdekjeje të papritur”, shkruhej në testamentin e gjetur nga policia, pas vrasjes së tij.

Pronari grek kishte përfshirë edhe mikun e tij, shqiptarin i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit ku fokus ishte pronari i tij grek. Në testamentin e tij, shkruhej se miku shqiptar do të merrte shumën prej 200,000 eurosh.

Autoritetet greke janë shprehur se autori është ende i panjohur dhe nuk është arritur të kapet nga policia. Në të njëjtën kohë, motivi i autorit të krimit mbetet i panjohur. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *