U dërguan për gjykim vëllezërit Çervanaku dhe të akuzuarit e tjerë, pasi SPAK ka mbyllur hetimet për laboratorin e kokainës në Fier. Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Viktor Çervanaku dhe Denilson Çervanaku akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe kolumbiani Samir Rosales Rodriguez akuzohen për të njëjtat vepra penale, si pjesëmarrës në këtë grup kriminal.

“I pandehuri Redion Meshi është akuzuar edhe për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, parashikuara nga neni 278/2 të Kodit Penal. Të pandehurit Klajdi Vrioni (Kodra) dhe Bledar Matoshi janë akuzuar edhe për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 278/1 e 25të Kodit Penal.

I pandehuri Viktor Çervanaku është akuzuar se ka kryer edhe veprat penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, të parashikuara nga nenet 278/1 dhe 278/4 të Kodit Penal; I pandehuri Denilson Çervanaku është akuzuar se ka kryer edhe veprat penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuara nga nenet 278/1, 278/4 dhe 280 të Kodit Penal’, njofton SPAK.

Nga hetimet e kryera është provuar se personat e akuzuar në këtë procedim penal, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri lëndën narkotike të llojit kokainë, vlera totale e së cilës arrine në 485.5 kilogramë. Lënda narkotike u transportua dhe u fsheh gjatë transportit mes plehut organik brenda kontejnerit, që u transportua nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar të Malit të Zi. Në vendin tonë, sipas hetimeve të SPAK, droga hyri në 19 shtator 2022 dhe pasi u zhdoganua, u dërgua në Frakull të Madhe, në Fier.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”lWahM0_uf9U”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *