Deputeti i PD Sajmir Korreshi ka denoncuar para mediave kushtet tejet problematike në spitalin e Lushnjës si mungesa e aparaturave, ulja e buxhetit nga 207 milionë lekë në 2025 në 92 milionë lekë( të reja), këtë vit, lëvizja prej 6 muajsh e urgjencës dhe vendosja në katin e parë të maternitetit në kushte ku shumica e pacientëve marrin shërbim në korridor si dhe probleme të tjera. Korreshi solli në vëmendje se spitali i Lushnjës u shërben 250 mijë banorëve jo vetëm të Lushnjës e Divjakës por edhe zonave të Belshit, Rrogozhinës dhe Peqinit. Deputeti Sajmir Korreshi fton gjithë deputetët e Lushnjës të vijnë të shohin problemet, gjithashtu vuri në dukje se zgjidhja e vetme është ndryshimi i statusit të spitalit nga spital bashkiak në spital rajonal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds