Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:

Laert Hasalla., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Laert Hasalla kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H.

Kurse Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit R. B., 45 vjeç, banues në Fier dhe B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec, pasi drejtonin automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet, me pasojë dëme materiale.

Specialistët për Hetimim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *