Një 28-vjeçar nga Tirana është plagosur nga helika e skafit me të cilin lundronte.

Pas telefonatës për ndihmë në Sallën Operative, ka qenë skafi i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, që ka gjetur të dëmtuarin në afërsi të Kepit të Qefalit dhe e ka imbarkuar.

Pasi është sjellë me urgjencë në Portin e Sarandës, ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i dëmtuari është shtetasi A. T, 28 vjeç, banues në Tiranë. Mjetin lundrues ai e kishte marrë me qera në afërsi te plazhit të Lukovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds