Stuhia e para dy ditëve me rrebeshe shiu dhe erë të fortë dëmtoi kulturën e patates në fushat e Divjakës. Për shkak të strukturës ranore të tokës, kokrrat e patates ende në zhvillim kanë dalë në sipërfaqe. Shumë degë e lastarë janë thyer nga era e fortë. Fermerët po shfrytëzojnë përmirësimin e motit për të rikuperuar sa të mundin dëmin, duke mbuluar kokrrat e dala në sipërfaqe nga reshjet. Pavarësisht masave që po marrin fermerët, ata i druhen vazhdimit të reshjeve, ç’ka do të bënte ulje të mëtejshme të rendimentit të pritshëm. Fermerët shprehet se asnjë prej tyre nuk e ka të siguruar prodhimin në rast të fatkeqësive natyrore dhe shpresën e kanë nga Zoti.
Këtë vit bujqësor fermerët kanë mbjellë më shumë siperfaqet me patate krahasuar me vitet e mëparshëm, gjë që do të thotë që edhe humbjet do të jenë më të mëdha.