Delfinë kanë vizituar sot plazhin e Darëzezës. Kjo është një ngjarje e pazakontë, pasi disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare. Pushuesit u surprizuan nga pamjet e rralla dhe nuk ngurruan t’i filmojnë teksa delfinët lëviznin lirshëm mes dallgëve.
Skena ka krijuar emocion dhe entuziazëm tek të pranishmit, të cilët i duartrokitën delfinët për “shfaqjen” e tyre të papritur. Sipas njohësve të faunës detare, prania e delfinëve në këto ujëra tregon një ekosistem të pastër dhe të shëndetshëm, duke e kthyer këtë episod në një lajm pozitiv për zonën bregdetare.
