Eksperti i njohur amerikan, Edward Joseph bëri dje një deklaratë “bombë” në Kongresin amerikan. Joseph, i cili një nga pjesëmarrësit në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Ballkanit, tha se në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik.

Duke folur për Shqipërinë, profesori i njohur nënvizoi se zgjedhjet ishin me shumë probleme dhe ngriti dyshime për efikasitetin e reformës në drejtësi. Joseph përmendi edhe raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit, ku identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri, por të dhënat sugjerojnë një stok të fryrë çështjesh të mbetura pezull, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar.

“Më në fund e shkëputur nga rruga e vështirë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Shqipëria po bën përparime mbresëlënëse drejt anëtarësimit. Sundimi i ligjit mbetet një kërkesë thelbësore. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri. 

Të dhënat sugjerojnë një stok të fryrë çështjesh të mbetura pezull, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar. Këto vonesa minojnë besimin publik dhe të drejtën për proces të rregullt ligjor.

Raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor. ODIHR citoi raportime për frikësim, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion ndaj punonjësve publikë, raste frikësimi dhe blerje votash, si dhe probleme me sekretin e votës.

Ndërsa SHBA vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje lidhur me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik,” tha Joseph.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *