Bashkia ka organizuar sot dëgjesën e dytë publike për vendosjen e emrit të bibliotekës së qytetit me pjesëmarrjen e Nënkryetares së bashkisë Edlira Mwezini, shkrimtarëve, mësuesve, nxënësve dhe qytetarëve. Dy propozimet e bëra në takimin e parë që ishin shkrimtarët Faslli Haliti dhe Visar Zhiti u diskutuan edhe sot.

Zonja Zhaneta Këmbora e Shoqatës “Myzeqeja” vazhdoi të përkrah propozimin për vendosjen e emrit të shkrimtarit Visar Zhiti, bibliotekës.

Emrat e propozuar në dëgjesë do t’i paraqiten për miratim Këshillit Bashkiak.

Biblioteka e cila u hap për herë të parë më 30 maj të vitit 1946 deri më sot është quajtur Biblioteka Publike e Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds