Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u prezantua Paketa fiskale 2026 me disa ndryshime për taksat dhe tarifat vendore. Drejtori i Tatim Taksave Donald Nushi foli pwr ndryshimet si rritja e komisionit nga 2% në 5% për ujësjellës kanalizimet, taksa për familjet që duan të aplikojnë për leje ndërtimi, tarifa e parkinit të makinave me qera, për hapësirat publike me qera 1000 lekë m/katror në ditë, administrimi i ujitjes 1000 lekë për ha në vit për mirëmbajtjen e kanaleve etj.
Debatet me tone të forta vazhduan mes Kryetares së Bashkisë Eriselda Sefa dhe Kryetarit të grupit të këshilltarëve të opozitës Çela i cili vuri në dukje mungesën e shërbimeve për qytetarët, edhe pse pushteti vendor merr tarifat përkatëse. Gjithashtu edhe mungesën e barazisë në vënien e gjobave të ndryshme nga policia bashkiake.
Në fund Paketa fiskale 2026 u miratua me votat e mazhorancës.
