Komisioni i Mediave i cili ishte komisioni i vetëm që nuk u bë online nga 5 komisione, u mbyll pas tensioneve ku deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe Merita Bakiun.

Demokrati Gazment Bardhi ka akuzuar Lulzim Bashën si zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Noka në një moment i ka shkulur mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen kryetares së Komisionit, Flutura Açkës. Për të mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjes, deputetët e Rithemelimit vendosën në sallë edhe zhurmues. Në pamundësi për të kontrolluar situatën, Açka ka ndërprerë mbledhjen.

Grupi i Berishës dhe i Bardhit janë kundër mbajtjes së komisionit deri në plotësimin e kërkesave të tyre si deputetë për komisionet hetimore. Ata kundërshtojnë pjesëmarrjen në komision të deputetëve të grupimit të Bashës.

Deputetja Flutura Açka, në fjalën e saj pas Komisionit të Mediave, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me Komisionet Hetimore. Ajo u shpreh se sa më shumë vonohet krijimi i komisioneve nga mazhoranca, aq më shpejt vjen edhe fundi i saj.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”NP0NnuDfVp4″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds