Është mbledhur seanca plenare erradhes ditën e sotme,  në fokus ishte shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 3 mars–11 prill 2025, shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 3-21 mars 2025 dhe miratimi i projektit të manualit “Për procesin ligjvënës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”.Ashtu si seancat e tjera edhe kjo seancë plenare ka ndezur debate në parlament midis deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Demokratët ngrenë shqetësimin se nismat ligjore të propozuara prej tyre po injorohen nga shumica socialiste. Zvarritja e zgjedhjet se avokatit te popullit cilesohet e paprecedente nga opozita pasi vakanca eshte shpallur qe prej vitit 2022.

Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se PD ngriti shqetesimin per avokatin e popullit,dhe  solli si kandidature Besim Ndregjoni dhe praktika parlamentare do qe te votohet kandidatura e opozites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *