Sot në orën 11:00, në sallën e këshillit bashkiak u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak. Disa nga pikat kryesore të rendit të ditës ishin:

  1. Miratimi i fondit për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe ato që do të trajtohen me fondet e buxhetit vendor për muajin Shtator 2023.
  2. Miratimi i shpronësimeve për interes publik të pasurive që preken nga projekti “Urbanizim I lagjes Savër”.
  3. Përdorimi i fondit rezervë për nxënësit ekselentë.

Dhe pika shtesë që u fut në rendin e ditës ishte për aprovimin e shtesës së grantit miratuar  nga Ministria e Financave prej 10 milion lekësh për blerje materialesh për rrugët rurale.

Debate pati pika që flet për përdorimin e fondit rezervë për nxënësit ekselentë. Zyra Vendore Arsimore bazuar në udhëzimin 21, dt. 27.07.2022 propozoi 20 emra të nxënësve ekselentë plus 3 të tjerë propozuar nga Kryetari i Komisionit të Arsimit Pirro Kallajxhiu.

Klement Çela Kryetar i këshilltarëve të grupit “Bashkë Fitojmë” kundërshtoi kriteret e përzgjedhjeve të nxënësve ekselentë, pasi sipas tij zoti Kallajxhiu nuk iu përmbajt kritereve që u diskutuan në Komisionin e Arsimit, por mori të mirëqënë vetëm listën që Zyra Arsimore kishte sjellë për miratim bazuar në udhëzimin 21, dt. 27.07.2022 i cili është për përfitimin e medaljes së artë që  jep Kryeministri dhe nuk merrë parasysh VKM-në, notën mesatare të 3 viteve shkolle dhe 4 provimeve të maturës.

Përballë këtij fakti u pranua që të merrej vendimi që të pranohej lista nga Zyra Vendore Arsimore dhe të pranoheshin edhe emra të tjerë në vazhdim.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”OlOZvvGkQyM”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds