Daniela Kodra do të jetë trajnerja e re e Kombëtares U-19 për vajza. Federata e Futbollit i ka besuar drejtimin e ekipit kombëtar U-19 për vajza teknikes nga Tirana, Daniela Kodra.
Kodra ka qenë më herët zëvendëstrajnere në ekipin kombëtar A të vajzave, si dhe trajnere e Kombëtares U-15, duke dëshmuar eksperiencë të vlefshme në zhvillimin e futbollit të vajzave.
Ekipi kombëtar U-19 për vajza është drejtuar më parë nga Luçije Gjini, e cila tashmë i është bashkuar stafit teknik të Kombëtares A të vajzave në rolin e zëvendëstrajneres.